[Unicode]  Ç'është UNICODE? Home | Site Map | Search
 

Ç'është UNICODE?

Unicode siguron një numër të vetëm për çdo gërmë
për cilëndo platformë
për cilindo program,
për cilëndo gjuhë

Në themel, kompjuterat veprojnë vetëm me numra. Ata i ruajnë gërmat dhe shënja të tjera (karakteret) duke u caktuar nga një numër (kod). Para shpikjes së Unicode-s, kishte qindra sisteme kodimi të ndryshëm për të caktuar këta numra. Por asnjë kodim i vetëm nuk mund të përmbante një sasi të mjaftueshme shënjash: për shembull, vetëm Bashkimi Europian kërkon disa kodime të ndryshme për të mbuluar gjithë gjuhët e tij. Edhe për një gjuhë të vetme si Anglishtja asnjë kodim nuk ishte i mjaftueshëm për të gjitha gërmat, shënjat e pikësimit, dhe simbolet teknike në përdorim të zakonshëm.

Këta sisteme kodimi gjithashtu përplasen me njëri-tjetrin. Dmth, dy kodime mundet që të përdorin të njëjtin numër për dy shënja krejt të ndryshme, ose dy numra të ndryshëm për të njëjtën shënjë. Çdo kompjuter i dhënë (sidomos shërbyesit - serverat) duhet të jetë i aftë të zotërojë (përdori) shumë kodime; megjithatë sa herë që të dhënat kalohen përmes kodimeve të ndryshme ose platformave, është gjithmonë rreziku i korruptimit të tyre (të dhënave).

Unicode po e ndryshon gjithë këtë rrëmujë!

Unicode siguron një numër të vetëm për çdo gërmë, pa dallim platforme, pa dallim programi, pa dallim gjuhe. Standarti Unicode është fëmijëruar (adaptuar) nga udhëheqës të tillë të industrisë si Apple, HP, IBM, JustSystems, Microsoft, Oracle, SAP, Sun, Sybase, Unisys dhe shumë të tjerë. Unicode është i domosdoshëm për punën e standarteve moderne si XML, Java, ECMAScript (JavaScript), LDAP, CORBA 3.0, WML, etj., dhe është mënyra zyrtare për të zbatuar ISO/IEC 10646. Unicode është i mbështetur nga shumë sisteme vepruese (operativë), gjithë shfletuesat (brauzerat) modernë dhe shumë produkte të tjera. Dalja në dritë e Standartit Unicode, dhe pasja e veglave që e mbështesin, janë midis faktorëve më domethënës të kohëve të fundit të drejtimeve të zhvillimit të përgjithshëm të teknologjisë së bërjes të programeve (softuer).

Duke përdorur Unicode në zbatimet klient-server apo shumë-shkallësh si dhe në faqet internet, krijon mundësinë për kursime kostoje të ndjeshme krahasuar me kodimet e mëparshme. Unicode bën të mundur që një produkt softuer i vetëm ose një faqe interneti e vetme të përdoret për shumë platforma, gjuhë dhe vende pa re-inxhinierim. Ai lejon që të dhënat të kalohen përmes shumë sistemeve të ndryshme pa korruptim.

Mbi Konsorciumin Unicode

Konsorciumin Unicode është një organizatë jo-për-fitim që financohet të zhvillojë, shtrijë dhe përhapë përdorimin e Standartit Unicode, që detajon se si teksti kodohet në produktet softuerë dhe standartet moderne. Antarësia në konsorcium përfaqëson një spektër të gjërë të korporatave dhe organizatave në industrinë e kompjuterave dhe të përpunimit të informacionit. Konsorciumi mbështetet financiarisht vetëm nëpëmjet kuotave të antarësimit. Antarësia në Konsorciumin Unicode është e hapur për organizatat dhe individëd kudo në botë të cilët mbështesin Standartin Unicode dhe dëshirojnë të ndihmojnë në zgjerimin dhe zbatimin e tij.

Për më shumë informacion, shiko Fjalorin, Hyrje Teknike dhe disa Burime të Vlefshme.

translation by Arben Tapia